Abruzzo, serish lekundje termeti

07/03/2009 19:50

Ne nje lidhje direkte me edicionin qendror te lajmeve ne Top Channel, gazetari Endri Xhafo raportoi nga rajoni me i goditur italian i termetit, Abruzzo, se lekundjet e tokes vazhdojne.

“Nga kampi i Paganicas, gjithe zona po shtrohet nga kampe me tenda dhe jeta po organizohet. Koha e mire ka dhene avantazhe”, raporton gazetari. Perfaqesuesi i mbrojtjes civile, Fabio Palompi, ka deklaruar se prej 48 oresh po behet gjithcka qe te pastrehet te kene nje sistemim sa me dinjitoz. Personat kane humbur shume, jo vetem shtepite, por edhe familjaret. “Mendojme qe diten e Pashkes te ngreme nje tende te posacme. Angazhimi yne eshte maksimal dhe qytetaret po na ndihmojne. Po levizet per t’i ardhur ne ndihme kesaj emergjence. Shpresojme qe qendrimi ne tenda te jete sa me i shkurter. Shume persona jane vendosur ne hotele, ku jane me rehat. Ndersa shume sistemacione te tjera po percaktohen”, thekson Polombi. Sipas tij, gradualisht pasi tekniket te japin nje vleresim per ndertesat, tendat do te braktisen dhe do te rikthehen ne shtepi. Per Top Channel ka folur edhe nje shqiptar nga Gostivari, i cili rrefeu se bashke me familjen eshte hedhur nga ballkoni per t’i shpetuar rrenojave. “U hodhem 5 meter lartesi nga ballkoni. Nga dera nuk mund te dilnim pasi ra catia dhe u bllokuam. Naten e kaluam ne makina sepse nuk kishte tenda. Edhe sot do te fleme ne makina pasi nuk ka tenda. Jane 6 viktima shqiptare, dy vellezer dhe nje familje nga Maqedonia”, tha ai.

Top Channel