Rindertimi i Luizianes, Pitt takon Pelosin

06/03/2009 11:25

Brad Pitt eshte takuar ne Uashington me kryetaren e Dhomes se Perfaqesuesve, Nancy Pelosi.

Teme e takimit ka qene rindertimi i New Orleans, gjysme te shkaterruar nga uragani Katrina dhe punet e projektit “Make it right” te nisur nga Pitt ne 2007 per te mbledhur fonde te destinuara per banoret me te varfer te Luizianes, te mbetur pa shtepi.

Objektivi i fondacionit eshte te rindertohet qyteti. “Falenderoj Pelosin qe me priti. Rikonstruksionet po ecin dhe modeli yne po funksionon”, shtoi aktori. Deri tani me punen e fondacionit jane ndertuar shtate ndertesa ne Lower 9th Ward.

Top Channel