Prinderit mund t’i ndihmojne femijet me leucemi

06/03/2009 18:55

Hapet nje spirale shprese per femijet e semure me leucemi te cilet s’kane mundesi kurimi nese nuk gjejne nje dhurues te pershtatshem.

Sipas zbulimeve te fundit, ne te ardhmen prinderit mund te dhurojne palce kurrizore per femijet e tyre te semure edhe pse deri tani nje gje e tille nuk ishte mundesuar nga shkenca. Fale nje studimi te kryer nga dy shkencetare italiane, transplanti nga prinderit ka sukses deri ne 75 %.

Ne pergjithesi, femijet e semure kurohen me kimioterapi dhe kjo ka rezultuar e suksesshme deri ne masen 80 %. Ky studim i bere nga Giannina Gaslini dhe Franco Locatelli qe do publikohet ne numrin e ardhshem te revistes “Blood”, hap perspektiva te reja ne fushen e studimeve per te gjetur kuren kunder leucemise.

Keshtu, nga studimi qe u eshte bere qelizave te palces, te cilat do te implementohen tek femija, eshte vene re se nese zgjidhet prindi me grupin me te perafert, atehere femija mund te mbijetoje. Qelizat shpetimtare quhen “Natural Killer” pasi ato kane veti te vrasin qelizat leucemike, duke eleminuar semundjen. 

Top Channel