NATO ben paqe me Rusine

06/03/2009 09:15

NATO dhe Rusia permiresojne marredheniet dhe vendosin te rinisin kontaktet e nderprera pas agresionit rus mbi Gjeorgjine. Ministrat e Jashtem te NATO-s rane dakord te rifillojne bisedimet me Rusine, megjithe mosmarreveshjet qe kane.

Disa anetare te NATO-s, vende evropianolindore, shprehen pasiguri se rifillimi i kontakteve mund te sinjalizoje dobesimin e vendosmerise se perendimoreve per t’i bere rezistence Moskes.

Por ne fund, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, tha se ceshtja u zgjidh. “Ministrat arriten nje marreveshje per rifillimin zyrtarisht nga puna te Keshillit NATO-Rusi”,  tha ai.

Scheffer tha se Rusia eshte nje lojtare e rendesishme dhe nuk duhet pare si mundesi mungesa e kontaktit me ruset. Sapo samiti i NATO-s mori kete vendim, Moska reagoi duke thene se aleanca beri pikerisht veprimin e duhur dhe ne kohen e duhur.

Top Channel