Mburoja, Lavrov: Vizion te perbashket me SHBA

06/03/2009 21:25

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund te arrijne ne nje vizion te perbashket lidhur me mburojen anti-rakete.

Deklarata eshte bere nga ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov pas takimit te zhvilluar ne Gjeneve me sekretaren amerikane te Shtetit, Hillary Clinton.

Nderkohe, nje anetar i delegacionit rus deklaroi se Moska ka mbetur e kenaqur me ecurine e takimit me shefen e diplomacise amerikane.

Gjate presidences se Vladimir Putin, Rusia ishte shprehur prere kunder projektit te mburojes anti-rakete, duke kercenuar se do te vendoste raketa ne Kaliningrad.

Por duket se me arrdhjen ne pushtet te Barack Obama dhe Dmitri Medvedev gjerat po ndryshojne.

Top Channel