Hengri 43 krepa, fituesi vdes ne skene pas gares

06/03/2009 12:25

Nje gare mes ngrenesve me te medhenj te krepave ka perfunduar tragjikisht ne nje qytet rus prane Kaliningradit.

Fituesi i konkursit te zhvilluar ne Chernyakhovsk, me rastin e festimeve njejavore qe shenojne fundin e sezonit dimeror, vdiq papritur ndersa terhiqte cmimin. Boris Isayev, 48 vjec, ra pa ndjenja ne skene dhe pavaresisht ndihmes se marre nuk arriti te shpetoje.

Autopsia do te shpjegoje shkaqet e vdekjes. Hipoteza e momentit eshte ajo se nje cope embelsire ka perfunduar ne trake dhe i ka bllokuar atij frymemarrjen. Nje deshmitar tha se viktima ishte nje nga konkurrentet me aktive ne garen e ngrenies se krepave.

E perditshmja ruse “Komsomolskaya Pravda” shkruante se fatkeqi kishte ngrene 43 krepa. Edhe pas tragjedise, festimet per fundin e dimrit vazhduan ne qytet.

Deshmitaret treguan se kane pare edhe persona te tjere qe kane humbur ndjenjat gjate ketyre viteve te zhvillimit te konkursit, por askush nuk ka vdekur me pare.  

Top Channel