Clinton Iranit: Lironi gazetaren iraniano-amerikane

06/03/2009 03:25

Teherani te liroje menjehere gazetaren e pavarur iraniano-amerikane, e cila u burgos nga Irani muajin e kaluar. Ky ka qene mesazhi i sekretares amerikane e Shtetit, Hillary Clinton drejtuar qeverise iraniane.

Gjyqesori iranian deklaroi se Roxana Saberi, 31 vjeçe e cila kishte lindur ne SHBA dhe punonte per BBC-ne, radio “National Public Radio” dhe media te tjera, mbahej e burgosur ne burgun Evin ne Teheran.

“Jam teper e shqetesuar per kete grua te re. Do te vashdojme te ushtrojme presion dhe kjo do te rezultoje ne lirimin e saj si rruga e vetme e mundshme”, tha Clinton ne nje konference shtypi ne seline e NATO-s ne Bruksel.

Top Channel