Zimbabve, 4 mije te vdekur nga epidemia e koleres

05/03/2009 17:45

Epidemia e koleres qe ka perfshire qe prej gushtit te kaluar Zimbabven ka shkaktuar mbi 4 mije te vdekur dhe infektimin e 85 mije personave.

Lajmin e ka bere te ditur kryeministri Morgan Tsvangirai, sipas te cilit bilanci i viktimave mund te jete me i rende per shkak te vdekjeve te pakomunikuara neper fshatra.

Ish-lideri i opozites e ka cilesuar epidemine si “nje traume kombetare”, ne nje kohe kur sistemi shendetesor eshte i shkaterruar dhe me personelin qe prej muajsh ndodhet ne greve per kushte me te mira pune.

Top Channel