Panairi i Gjeneves, ekspozohen makinat e krizes

05/03/2009 09:55

Panairi i makinave ne Gjeneve reflekton qarte faktin se jemi ne nje vit krize ekonomike. Makinat me te shumta qe jane prezantuar jane ato ekologjike, ndersa autoveturat e luksit kane pesuar nje renie te ndjeshme.

Prodhuesit zgjodhen modelet e vogla si per t’iu pergjigjur situates ekonomike. Ata po perballen me ulje te kerkeses, qe ne vitin 2009 shenoi shifren 40 perqind.

Drejtori i Lamborghini u shpreh se qellimi i kompanise eshte te ruaje te sigurte marken, investimet dhe modelet e reja per vitin e ardhshem dhe jo te synoje arritjen e rekordeve te reja.

Rolls Royce u paraqit ne panair me nje makine 200EX, me e vogel se te meparshmet, ndersa Porsche paraqiti per here te pare nje motor me nafte.

I pranishem ne panair ishte dhe guvernatori i Kalifornise, Arnold Shvarceneger, qe nuk e kishte humbur shijen per makinat e luksit. Ai vizitoi sallonet e Bentley, Laborghinit dhe Bugattit.

 

Top Channel