Qeveria greke ka publikuar programin e saj per integrimin e emigranteve te huaj dhe qe arrijne ne me shume se gjysme milioni.

Programi me vlere rreth 26 milione euro do te financoje deri ne vitin 2013, nje numer veprimtarish qe kane per qellim bashkejetesen harmonike te emigranteve me shoqerine vendase.

Duke paraqitur programin, ministri i Brendshem grek ka thene se integrimi nuk presupozon asimilimin e emigranteve, por do te behet duke respektuar te drejtat e tyre. Programi u hartua ne baze te direktivave te dhena nga Komisioni Europian dhe u miratua nga ky Komision. Nepermjet programit, synohet te arrihet integrimi normal i me se 550 mije emigranteve te ligjshem qe ndodhen aktualisht ne Greqi.

Theks i veçante vihet ne veprimtari qe u kushtohen grupeve te emigranteve, te cilet kane nevoje per perkrahje me te madhe, siç jane grate dhe femijet, njerezit me aftesi te kufizuara dhe te moshuarit.

Top Channel