“Aladin Project”, e ardhmja e ndricimit

05/03/2009 20:15

Efektet e nje ndricimi te mire ose te keq dihen prej kohesh por sipas nje studimi te koheve te fundit, burimi i drites influencon shume ne mireqenien tone psiko-fizike.

Pikerisht per kete problem, Bashkimi Evropian ka nisur nje projekt te titulluar “Aladin Project” ne gjendje te rregulloje ndricimin ne baze te aktiviteteve te perditshme. Psh, nese lexojme, ndricimi duhet te jete me i madh dhe e kunderta nese shikojme televizor.

Projekti synon krijimin e nje sistemi qe ndryshimi i ndricimit te behet pa nevojen e nderhyrjes se njeriut. Sistemi do perdore aparate te vendosur ne trupin tone te cilet masin rrahjet e zemres.

Te dhenat transferohen ne rruge wireless ne nje sistem qendror qe me pas rregullon edhe sistemin e ndricimit te shtepise. Eksperimentimi i pare i ketij sistemi eshte bere ne Austri, Gjermani e Itali ne rreth 100 te moshuar.

 

Top Channel