Fshati i beqareve nderton “rrugen” e dashurise

04/03/2009 14:50

Ne vendin e njohur si Fshati i Beqareve, gjerat kane nisur te ndryshojne. Me shume se 100 fshatare te pamartuar indiane po ndertojne 6 km rruge, pasi e shohin kete si shansin e vetem per t’i shpetuar izolimit dhe per te gjetur shpirtrat binjake.

Fshati Barwaan Kala ndodhet ne perendim te shtetit te Biharit. 121 fshatare te moshes 16-80 vjec thone se kane mbetur beqare, per shkak se fshati eshte i vendosur ne nje zone shume te larget. Martesa e fundit ne fshat ka ndodhur 50 vjet me pare.

Njerezit tregojne se edhe ata qe ia kane arritur te behen cift, kane gjetur strehim ne fshatra me te afert tek te afermit e tyre. Pervec problemit te largesise, vajzat nuk jane te interesuara edhe sepse ne kete zone veprojne militante maoiste. Ne fshat mungojne shume pajisje te domosdoshme, pompat e ujit nuk punojne dhe nje shkolle qe ekziston nuk ka mesues. Stacioni me i afert i policise ndodhet 45 km larg dhe shume familje refuzojne te martojne vajzat me djemte beqare te ketij fshati.

Top Channel