Britani, i kthehet pjeserisht shikimi pas 30 vjetesh

04/03/2009 12:25

Nje burre ne Britani, i verber prej 30 vjetesh, ka nisur pjeserisht te shohe drita fale syrit te tij bionik. Ky lloj preparati ka te beje me aplikimin e metodes biologjike dhe sistemit te gjetur ne natyre, me studimin dhe ndertimin e sistemeve te teknologjise moderne.

Pacienti iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale eksperimentale shtate muaj me pare, por vetem tani pacienti 73-vjecar ka arritur te shohe vizat e bardha ne rruge ose te gjeje corapet e duhura.

Rezultati eshte fryt i nje instrument kompleks te ndertuar nga nje mini-telekamer dhe nje video-projektor, te montuar ne syzet e pacientit, qe dergojne imazhe te fotografuara nga nje muskul i vogel. Imazhi transmetohet permes nje kavoje te holle neper elektroda te vendosura ne retine, te cilat kur stimulohen dergojne mesazh pergjate nervave optike ne tru, duke arritur keshtu te japin formen e njollave te shndritshme.

Mjeket britanike kane shpresa se pacienti me kalimin e kohes do te arrije te shohe me mire dhe do te dije t’i interpretoje me qarte objektet.

“Ambicia ime e vetme per momentin eshte qe ndonje nate pa re te shoh henen”, tha per BB-ne, i identifikuar me emrin e tij te pagezimit, Ron.

Top Channel