Vidhte statujat e Budes per t’u lutur, arrestohet

03/03/2009 13:25

Nje sipermarres japonez 59-vjecar eshte arrestuar, pasi kishte grabitur disa statuja antike te Budes nga nje tempull i njohur ne Kyoto.

Policia sekuestroi ne shtepine e tij 20 statuja te shenjta dhe tre piktura antike, qe ishin zhdukur nga tempuj te tjere muajt e fundit. Gjate marrjes ne pyetje, i arrestuari tha se i kishte kryer grabitjet me qellimin per t’u lutur.

Itsuo Abe, qe drejton nje kompani te riparimit te distributoreve automatike, kishte vjedhur nje statuje druri nga tempulli budist Kenninji dhe ishte filmuar nga kamerat e sigurise. Xhirimet cuan edhe ne identifikimin dhe arrestimin e hajdutit misterioz.

Top Channel