Maqedoni, nis fushata per zgjedhjet e 22 marsit
02/03/2009 09:50
Ne Maqedoni ka nisur zyrtarisht fushata elektorale per zgjedhjet presidenciale dhe vendore, te cilat do te mbahen me 22 mars.
Shtate kandidate, mes te cileve tre shqiptare, garojne per postin e presidentit dhe 700 te tjere per postet e prefekteve ne 84 komuna. Keto zgjedhje paraqesin nje test per Maqedonine, ne rrugen e saj drejt integrimeve euroatlantike.
Komuniteti nderkombetar ka bere thirrje qe votimet te zhvillohen ne nje fryme demokratike. Partite, koalicionet dhe kandidatet e pavarur gjate 20 diteve te ardhshme do te mund te prezantojne programet dhe ofertat e tyre para elektoratit.
Fushata mbyllet me 20 mars ne mesnate, ndersa nje dite me pas eshte heshtje zgjedhore. Ne keto votime jane regjistruar 1.792.082 votues.
Top Channel