Gaza, nis sesioni i dyte i samitit ne Egjipt

02/03/2009 17:00

Sesioni i dyte i samitit te Sharm el Sheikh per rimekembjen e Rripit te Gazes eshte hapur me nje fjalim te kryeministrit palestinez, Salam Fayad.

Me pas ka qene radha e sekretares amerikane te Shtetit, Hillary Clinton e cila ka saktesuar se nga 900 milione dollare te arketuara nga SHBA, vetem 300 do te shkojne si ndihma humanitare.

Sipas saj, 400 milionet e tjere do te sherbejne per reformat ekonomike dhe projektet e rindertimit, ndersa 200 milione per te mbuluar deficitin e bilancit te qeverise se Fayad.

Top Channel