Arrestohen ne France, ceshtja te Krimet e Renda

02/03/2009 17:10

Ceshtja e arrestimit te 6 shtetasve shqiptare ne France zhvendoset edhe ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne Tirane.

Prokuroria franceze pret ekzekutimin e leterporosive per pyetjen e 13 personave te cilesuar si deshmitare ne ceshtjen e tyre. Deshmite do te merren ne sallen e Gjykates se Krimeve te Renda ne prani te nje prokurori shqiptar te Krimeve te Renda dhe nje prokurori francez, i cili do te monitoroje procesin.

Pak kohe me pare policia franceze arrestoi Adnan Sharren, Gentjan Pupen, Alban Kristin, Arben Dervishin, Jamarber Javen dhe Gentjan Cikozi te akuzuar per trafik droge, blerje e shitblerje armesh, pastrim parash dhe kontrabande mallrash te demshme.

Meqenese prokuroria dyshon se ata kane pastruar para ne Shqiperi, nepermjet familjareve te tyre, prokuroret franceze kane sjelle emrat e deshmitareve qe duhet te flasin ne gjykate.

Top Channel