26 gazetare te vrare ne zonat e konfliktit

02/03/2009 21:25

Nje grup nderkombetar per mbrojtjen e gazetareve ka bere te ditur se 26 reportere jane vrare ne detyre qe nga fillimi i ketij viti.

Organizata joqeveritare Fushata e Emblemes se Shtypit, e cila angazhohet per mbrojtjen e gazetareve ne zonat e konfliktit, tha se bilanci i te vdekurve eshte me i larte krahasuar me 16 gazetaret e vrare ne muajt janar dhe shkurt te vitit 2008.

Sekretari i pergjithshem i grupit, Blaise Lempen tha se bilanci i perfshin kater gazetaret e vrare ne Rripin e Gazes dhe kater ne Pakistan.

Ndersa nga dy vdekje te tjera jane regjistruar ne Irak, Meksike, Nepal, Rusi, Somali, Sri Lanke dhe Venezuele, ndersa gazetaret e tjere jane vrare ne Kolumbi, Kenia, Madagaskar dhe Filipine.

Top Channel