Olmert: Do reagojme dhunshem nese s’ndalen sulmet

01/03/2009 11:45

“Reagimi i Izraelit do te jete i dhimbshem, i ashper dhe pa kompromise derisa organizatat terroriste ta kuptojne se nuk do t’u dorezohemi sulmeve te tyre”.

Keshtu ka deklaruar kryeministri izraelit Ehud Olmert, gjate seances se perjavshme te Keshillit te Ministrave, ku e ka vene theksin tek sulmet e fundit me raketa palestineze nga Gaza.

Nderkohe, i derguari i posacem i Katershes per Lindjen e Mesme, Tony Blair ka mberritur sot ne Rripin e Gazes, ku do te takohet me nje delegacion biznesmenesh dhe perfaqesuesisht te komuniteteve te ndryshme.

Ish-kryeministri britanik nuk do te zhvilloje bisedime me perfaqesuesit e levizjes se Hamas, qe nga Perendimi konsiderohet nje organizate terroriste.

Per Blair, qe neser do te marre pjese ne konferencen nderkombetare per rindertimin e Gazes ne Sharm el Sheikh, kjo eshte vizita e pare ne Rripin e Gazes qe nga emerimi i tij.

Top Channel