Irani kunder Hollywood-it

01/03/2009 15:45

“Hollywood-i duhet te kerkoje falje per fyerjet dhe sulmet kunder Iranit”. Kjo ka qene ankesa e Teheranit e bere ndaj kompanise se produksionit kinematografik amerikan, nepermjet nje delegacioni iranian qe ka vizituar SHBA-ne.

Ka qene aktorja Annette Bening, e nominuar per “Oscar” tek filmi “American Beauty”, se ciles i jane paraqitur ankesat.

“Perfaqesuesit e industrise se filmit iranian do te takohen me perfaqesuesit e Akademise dhe Hollywood-it, vetem nese ata kerkojne falje per fyerjet dhe akuzat kunder kombit iranian gjate ketyre 30 viteve”, eshte shprehur keshilltari i Ahmadinexhadit, Javad Shamghadri.

Ai solli si shembull filmit “Not Without My Daughter”, nje prodhim i Sally Field i 1991-shit, ku nje grua amerikane martohet me nje iranian dhe u perpoqen te iknin nga Irani me femijet e tyre.

Gjithashtu ai vuri ne dukje edhe filmat “300” dhe “Two clear examples of total lies”.

Top Channel