Shau punen ne Facebook, pushohet

28/02/2009 11:05

Ka mjaftuar nje fraze pakenaqesie per punen ne Facebook dhe e kane pushuar. Nje adoleshente britanike nuk e kishte imagjinuar se shprehja e shkruar ne faqen e saj, “puna ime eshte e merzitshme”, do te kishte pasoja te tilla.

16-vjecarja Kimberley Swann, kishte tre muaj qe punonte per nje shoqeri logjistike dhe ka mbetur e shokuar kur shefi i ka dorezuar letren e shkarkimit, qe motivonte edhe shkakun.

Ai ishte komenti i postuar prej saj ne Facebook. “Pas komentit per pakenaqesine ne pune, ndermarrja ka vendosur te nderprese menjehere marredheniet”, shkruhet ne leter.

Vajza ka thene se nuk e kishte permendur emrin e firmes, por drejtuesit e kompanise kane qene te mendimit se shprehja e emocioneve te tilla ka qene e gabuar. “Ne duam qe pjesetaret e stafit te punojne ne harmoni. Gjesti i saj tregon mungese respekti”, jane shprehur ata.

Top Channel