Rrezimi i avionit turk, nga turbulenca

28/02/2009 10:50

Turbulenca e shkaktuar nga nje avion me i madh, mund te kete shkaktuar rrezimin e avionit turk ne aeroportin Schiphol te Amsterdamit.

Perfundimin e ka nxjerre shoqata e piloteve turq, sipas se ciles avioni tjeter, nje avion Boeing 757 ishte ulur vetem dy minuta me pare ne piste. Ai ka shkaktuar turbulence, qe ka prekur avionin e Turkish Airlines, qe ka filluar te humbase lartesine menjehere.

Pilotet turq kane thene se nuk kane informacione nese aeroplani i Turkish Airlines ka mbajtur distancen e duhur perpara uljes. Turbulencat e avioneve gjate fluturimit jane shkaku, qe ngjitjet dhe uljet ndodhin ne largesi disaminuteshe. Si pasoje e aksidentit te dy diteve me pare, humben jeten 9 persona.

Top Channel