Milan Milutinovic eshte kthyer ne Serbi pas lirimit nga te gjitha akuzat nga Gjykata e Hages. Ish-presidenti serb ka mberritur ne Beograd ne mbremje dhe eshte pritur ne aeroport nga nje turme prej dhjetera gazetaresh dhe shume me pak mbeshtetesish.

“Dua te falenderoj familjen time, grupin e avokateve, miqte dhe te njohurit e mi, si dhe te gjithe ata qe besuan ne pafajesine time”, u tha Milutinovic gazetareve.

Gjykata e Hages e shpalli ate te pafajshem ndaj akuzave per krime lufte ne Kosove, ndersa pese te akuzuarit e tjere u denuan me gjithsej 96 vjet heqje lirie. Per shkak te krimeve te luftes dhe krimeve kunder njerezimit ne Kosove u denuan ish-zevendeskryeministri jugosllav, Nikolla Shainovic, si dhe udheheqesit e dikurshem te ushtrise dhe policise jugosllave e serbe, gjeneralet Dragoljub Ojdanic, Nebojsha Pavkovic, Vladimir Llazarevic dhe Sreten Llukic.

Reagimet e para ne Beograd ishin negative per shkak te denimeve dhe ne vecanti konstatimit se te denuarit ishin pjese e aksionit te perbashket kriminal ne Kosove, qe do te thote se pas krimeve ka qendruar vete kreu i dikurshem i shtetit dhe forcave te sigurise.

Sipas disa analisteve serbe, kjo mund te ndikoje negativisht per Serbine edhe ne procesin e ardhshem para Gjykates nderkombetare te drejtesise ne Hage, ku Serbia kerkon rishikimin e shpalljes se pavaresise se Kosoves.

 

Top Channel