Meksike, 20 viktima ne 24 ore

28/02/2009 18:50

Tragjedi ne Meksike ku ne 24 ore jane vrare 20 persona te lidhur me klanet e droges.

Shteti i Cihuauas eshte perfshire nga dhuna diten e enjte ku numerohen 20 viktima, 6 prej te cileve jane ekzekutuar ne Ciudad Juarez, qyteti me perqindjen me te larte te vrasjeve ne Meksike. Shifrat qe flasin vete jane vertet te frikshme.

Vetem ne vitin 2008 ne kete qytet jane vrare 1600 persona, ndersa ne gjithe vendin 5300. Shteti i Cihuauas ndodhet ne kufi me Teksasin ku hyn edhe pjesa me e madhe e droges me destinacion tregun e madh amerikan. Ministri i Sigurise njoftoi te merkuren shtimin e trupave ushtarake me 2500 ne kete shtet.

Top Channel