Pasojat e  renda qe po vuan ekonomia greke si pasoje e krizes globale po ndezin debate te reja ne politiken helene.

Menjehere pas publikimit te nje raporti mbi gjendjen financiare te bankave greke ne rajon, ku vihej ne dukje deficiti i larte ne raportin depozita-kredi, opozita greke ka kerkuar rishikimin e pozicionit te ketyre bankave, deri ne zgjidhjen me ekstreme, terheqjen e tyre nga rajoni. Per kete ceshtje, parlamenti grek ka mbajtur nje seance te posacme degjimi me guvernatorin e Bankes Qendrore te Greqise, Jorgos Provopulos.

Por Provopulos e konsideroi kerkesen per terheqjen nga rajoni si nje gabim te pafalshem, qe do te kishte pasoja katastrofike per ekonomine greke. Guvernatori grek ka kerkuar nga politika te lere menjane konfliktet politike dhe te shikojne interesin kombetar mbi te gjitha. Kunder ketij propozimi jane rreshtuar fort edhe vete bankat. Drejtori i pertgjithshem i Alfa Bank, Janis Kostopulos, i quajti tradhetre te vendit qe duhet te mbyllen ne biruce, ata qe kerkojne terheqjen e kapitaleve greke nga Ballkani.

Presioni qe ka krijuar kriza globale e financave, ne sistemin financiar grek duket do te sjelle ne menyre te pashmangshme rishikimin e strategjive, te pakten ato qe prekin investimet e reja.  Kreu i Bankes Qendrore te Greqise, i ka konsideruar si teper te pasigurta ne kontekstin e krizes aktuale.

Banka e Greqise ka keshilluar bankat greke qe te mos investojne ne kredi me shume se 120 deri ne 150 per qind te depozitave qe ato kane grumbulluar, shifer kjo e cila sipas guvernatorit, tashme eshte kaluar disa here.   

Top Channel