Chavec: Kastro eshte mire, shetit ne Havana

28/02/2009 09:40

Gjendja shendetesore e ish-liderit kubanez Fidel Kastro, eshte shume e mire. Pohimi eshte bere nga presidenti i Venezueles Hugo Chavez, i cili vizitoi Kuben nje jave me pare.

Ai tha se Kastro, qe nuk shihet ne publik per te pakten tri vjet, ka dale per shetitje ne Havana. Chavez shtoi se ai ishte ne forme shume te mire, por mediat kubaneze nuk e mohuan, as e konfirmuan ate c’ka tha presidenti.

Qe prej korrikut 2006, kur kreu nje operacion, 82-vjecari nuk ka patur me dalje publike dhe ia dorezoi pushtetin te vellait ne shkurt 2008. Rreth shendetit te tij ka pasur spekulime gjithe keto kohe.

Top Channel