Brown: Kontroll nderkombetar mbi bankat

28/02/2009 18:40

Kryeministri britanik Gordon Brown eshte i mendimit se kriza ekonomike mund te zbutet nese autoritetet politike nderkombetare do ushtrojne nje kontroll me te rrepte ndaj bankave.

Gjate nje interviste per televizionin publik britanik, BBC, Brown e ka cilesuar mbikqyrjen nderkombetare mbi keto institucione si shume te rendesishme dhe kyce per zgjidhjen e problemeve ekonomike qe po lekundin themelet e shteteve me te fuqishme ne planet.

“Nuk duhet te ekzistojne hapesira per parajsa fiskale. Bankat kane humbur principet morale mbi te cilat duhet te funksionojne”, ka theksuar Brown. Ne vijim te fjales, kryeministri britanik ka premtuar edhe nje here se nuk do heqe dore nga plani per rinovimin e ketij sistemi.  

Top Channel