Ka perfunduar ne Vjene takimi i radhes i Grupit Drejtues Nderkombetar per Kosoven.

Prishtina zyrtare ne kete takim perfaqesohej nga ministri i Forces se Sigurise se Kosoves, Fehmi Mujota, i cili ka bere nje pasqyrim te arritjeve te shtetit te Kosoves gjate nje viti pavaresi.

Duke e vene theksin tek krijimi i FSK-se, Mujota ka sqaruar procesin e deritanishem dhe ka vleresuar se kjo njesi do te jete multietnike, funksionale dhe ne sherbim te paqes e sigurise.

Gjithashtu, ministri ka falenderuar te pranishmit per mbeshtetjen e qeverive te vendeve “mike” ne proceset dhe sfidat qe Kosova ka perpara.

Ai ka shtuar me tej se ceshtja e ish-anetareve te TMK qe nuk do te perfshihen ne FSK do te trajtohet personalisht nga sekretari i pergjithshem i NATO-s, Jap de Hoop Scheffer dhe ka dhene garancine e tij per gjetjen e nje zgjidhjeje.

Top Channel