Komandanti i trupave te KFOR-it ne Kosove, gjenerali Giuseppe Emilio Gay ka bere te ditur se NATO po shqyrton mundesine e reduktimit te trupave te saj ne Kosove.

“Aleanca nuk ka nevoje qe te mbaje ketu 15 mije trupa. Po mendojme per planifikimin e reduktimit te forces sone”, ka pohuar Gay ne nje interviste per agjencine e lajmeve “AP”.

Ai nuk ka dhene detaje mbi reduktimin, i cili po shqyrtohet, por ka saktesuar se pret qe kjo te behet deri ne fund te vitit, ose ne fillim te vitit te ardhshem.

Gjenerali Gay tha se, mundesia e reduktimit ne mase te madhe te trupave po shqyrtohet per shkak te permiresimit te situates se sigurise ne Kosove.

Top Channel