Vizitat e UFO-ve? Ja cfare ndodh realisht…

26/02/2009 10:05

Per te gjithe ata qe besojne te disqet fluturues, te quajtur ndryshe UFO, vjen nje lajm i keq.

Pas te gjitha shpjegimeve te bera deri tani, mberrin edhe arsyetimi i profesor Colin Price i Universitetit te Tel Aviv.

Profesori, shef i Departamentit te Shkencave gjeofizike dhe planetare, eshte nje prej specialisteve te “winter sprites” qe shfaqen ne qiell ne hemisferen veriore e muajve dimerore.

“Sprites” jane shkarkesa te medha elektrike qe shfaqen siper reve qe sjellin stuhi dhe jo UFO!

Keto quhen ndryshe edhe si “shpirtra te ajrit” dhe termi “Sprites” eshte marre nga vepra e Shekspirit  “Endrra e nje nate vere”. Fenomeni u fotografua per here te pare nga shkencetaret e Universitetit amerikan te Minnesota-s, ne vitin 1989.

“Zakonisht jane vetetimat gjate stuhive te zakonta, qe stimulojne fushen elektrike ne nje lartesi me te madhe duke prodhuar keshtu “Sprites”. Sesi realizohet saktesisht nuk eshte ende e qarte dhe debati eshte i hapur, po ama mund te shpjegohen disa thashetheme per UFO-t”, u shpreh Price.

Top Channel