Somali, anija italiane shpeton nga piratet

26/02/2009 13:55

Marina kineze ka shpetuar nje anije tregtare italiane me flamur liberian nga sulmi i pirateve somaleze ne Gjirin e Adenit.

Lajmi eshte konfirmuar nga mediat kineze, sipas te cilave tentativa per rrembim nga dy anije eshte pikasur nga nje helikopter, qe ka hapur zjarr per te larguar piratet. Ngjarje te tilla jane te zakonshme ne kete zone.

Vetem vitin e kaluar ne Gjirin e Adenit jane sulmuar me shume se 130 mjete lundruese, ose dyfishi i atyre te vitit 2007. Ne gji aktualisht patrullon nje taskforce e BE-se.

Top Channel