SHBA, miratohet ligji i shpenzimeve 410 miliarde dollare

26/02/2009 11:50

Dhoma e Perfaqesueve me shumice demokrate miratoi nje ligj shpenzimesh prej 410 miliarde dollaresh per programe qeveritare deri ne fund te vitit fiskal ne shtator.

Ligji perfshin masa qe nuk ishin miratuar ne fund te administrates se ish-presidentit Bush si pasoje e mosmarreveshjeve mes Shtepise se Bardhe dhe Kongresit ne lidhje me nivelin e shpenzimeve. Ligji i buxhetit perfshin nje rritje prej 8% te buxhetit krahasuar me vitin e kaluar.

Ligji u votua me 245 vota pro dhe 178 kunder. Ai pritet t’i kaloje tani Senatit, aty ku ka me shume balance mes demokrateve dhe republikaneve, cka mund te sjelle vonesa ne miratimin e ligjit.

Republikanet e kane kritikuar ligjin ne fjale pasi sipas tyre ai perfshin mijera projekte ne rang shtetesh ose masa shpenzimesh per shtete te caktuara. Demokratet thone se 40% e ketyre projekteve jane shtuar nga republikanet.

Top Channel