Sarkozy, i apasionuar pas pullave

26/02/2009 09:30

Nikolas Sarkozy ka nisur t’i kushtohet nje tjeter pasioni, atij te femijerise me koleksionimin e pullave. Cdo mbremje, sipas asaj qe tregon e shoqja, Carla Bruni, Sarkozy ulet dhe merret me koleksionin e tij te pullave, cka e qeteson me shume se cdo gje tjeter.

Sarko njihet me shume per parapelqimin e tij per skite e vrapin, por tani del se i pelqejne edhe pullat. Politikane, madje edhe sovrane te ndryshem, po gjejne edhe ata kohen ta ndihmojne Sarkon ne pasionin e tij. Keshtu, guvernatori i Kalifornise, Shvarceneger, i ka dhene disa pulla te veçanta, ndersa sipas nje anetari te klubit te filatelise te sapoformuar ne Pallatin Elize, koleksioni i Sarkozise po pasurohet perdite e me teper, duke qene se mundesite e tij jane te jashtezakonshme.

Vendin e nderit ne koleksionin e Sarkozise e ze edhe nje emision britanik i vitit 2005, qe vete Mbreteresha e Anglise ia ka derguar posacerisht Sarkozise. Disa kohe me pare, Presidenti organizoi mbledhjen e gjithe organizatave te filatelise ne France dhe thuhet se duke qene se paraardhesit e tij jane nga Hungaria, interesin me te madh e ka per pullat hungareze.

Top Channel