Nje operacion i gjere anti-droge eshte zhvilluar ne oret e vona te pasdites se sotme ne Mal te Zi, qe eshte mbyllur me arrestimin e 25 personave dhe sekuestrimin e nje sasie lende narkotike.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave operacioni u perqendrua ne qytetet Podgorice dhe Brar dhe sasia e droges se sekuestruar eshte 35 kilograme hashash.

Sipas burimeve, te cilat kane konfirmuar se droga vinte nga Shqiperia, mes te arrestuarve ka edhe shqiptare nga Mali i zi, nje agjent policie dhe nje zyrtar malazez.

Burimet shtojne me tej se gjate operacionit jane sekuestruar edhe nje sasi armesh, shuma te konsiderueshme parash dhe makina luksoze.

Top Channel