Italia ka dhene nje ndihme financiare prej dy milione eurosh per Forcen e Sigurise se Kosoves.

Gjate nje takimi qe ambasadori italian ne Prishtine, Michael Giffon zhvilloi me zevendeskryeministrin kosovar Hajredin Kuci, premtoi mbeshtetjen e vazhdueshme te Romes zyrtare ne procesin e ndertimit te FSK-se.

Ndersa Kuci nga ana e tij eshte shprehur se, mes Kosoves dhe Italise ka nje bashkepunim te vazhdueshem dhe ka vleresuar ndihmen e dhene nga qeveria italiane.

“Ne e vleresojme kete kontribut te dhene ne nje moment kur po ndertojme Forcen e Sigurise se Kosoves, pasi kemi nevoje per mbeshtetje financiare e logjistike”, ka deklaruar Kuci, i cili ka dhene garancine e tij se ndihma ne fjale do te shpenzohet ne menyre transparente.

Top Channel