Itali, sulm racist ndaj nje emigranti maqedonas

26/02/2009 16:25

Nje emigrant maqedonas ne Itali eshte sulmuar dhe rrahur gjate nates nga nje grup personash ne qytetin e Vicenzas.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave aktualisht i riu ndodhet i shtruar ne spital, jashte rrezikut per jeten.

Sipas burimeve, gjate marrjes ne pyetje nga policia ai ka treguar se tre persona, qe dyshohen te jene italiane, i jane afruar, e kane rrahur dhe pastaj e kane hedhur trupin ne mes te nje rruge.

Autoritetet vendase e kane cilesuar agresionin si sulm racist. Pak dite me pare nje grup shtetasish italiane rrahen me shkopinj bejzbolli tre emigrante rumune.

Top Channel