Hamas dhe Fatah do lirojne te burgosurit

26/02/2009 09:30

Grupet rivale palestineze Hamas dhe Fatah kane arritur nje marreveshje per te liruar te burgosurit e njeri-tjetrit.

Hamas hoqi arrestin shtepiak per disa pjesetare te Fatahut ne Rripin e Gazes, ndersa Fatah ka liruar 80 nga 380 te ndaluar, pjesetare te Hamasit.

Marreveshja u arrit perpara bisedimeve te Kajros, ku do te kerkohen me shume ndihma per Gazen. “Me nisjen e dialogut do te lirohen disa te ndaluar”, tha lideri i Fatahut ne parlamentin palestinez, Azzam al-Ahmed.

Sipas tij, te ndaluarit e tjere do te lirohen gradualisht dhe kjo ceshtje do te mbyllet perpara fundit te dialogut. Dy fraksionet premtuan se do te ndalin sulmet mediatike kunder njeri-tjetrit.

Dhjetera grupe palestineze do te marrin pjese ne dialogun kombetar, qe do te coje ne ngritjen e nje qeverie te unitetit. Ajo do te sherbeje per nje periudhe te perkohshme, deri ne zgjedhjet e reja presidenciale dhe legjislative.

Top Channel