SHBA, 68-vjecarja, ne Guinness me 23 martesa

25/02/2009 12:05

Nje 68-vjecare amerikane ka hyre ne librin e rekordeve Guinness, pasi eshte martuar 23 here. Linda Wolfe shpreson te martohet edhe nje here tjeter perpara se te ndahet nga kjo bote.

Gruaja ka thene per here te pare PO, ne moshen 16-vjecare dhe nga lidhjet e saj te shumta ka 7 femije. “Te dashurohem eshte si nje droge per mua”, ka thene Linda, qe jeton ne nje azil.

Ajo eshte beqare qe prej 10 vjetesh dhe eshte vene ne kerkim te numrit 24. Martesa me e gjate per te zgjati 7 vjet, ndersa me e shkurtra 36 ore.

Mes bashkeshorteve te shumte te saj, ishte nje ish i burgosur, nje predikues, disa bariste, hidraulike dhe muzikante. Dy prej burrave rezultuan se ishin homoseksuale.

Top Channel