Netanyahu, takime me te djathtet per kabinetin

25/02/2009 12:35

I ngarkuari per krijimin e qeverise se re izraelite, Benyamin Netanyahu nga partia Likud, ka nisur kontaktet me partite e djathta per kabinetin e ri.

Sot ai do te takohet me perfaqesues te Israel Beitenu, ortodokset e Shas dhe perfaqesuesit e Frontit te Torah. Neser takimet do te zhvillohen me krere te Shtepise Ebraike dhe ultranacionalistet e Uninonit Kombetar.

Netanyahu shpreson ende ne nje qeveri me baze te gjere dhe ka planifikuar takime edhe me kryetaren e Kadimas, Tzipi Livni dhe kreun e laburisteve, Ehud Barak.

Top Channel