Japoni, eksportet bien me 45 perqind

25/02/2009 13:20

Japonia eshte prekur rende nga kriza ekonomike. Shifrat me te fundit tregojne se eksportet kane rene me shume se 45 perqind gjate janarit krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Japonia gjithashtu ka nje deficit buxhetor rekord prej 9.9 miliarde dollaresh.

Eksportet e produkteve te njohura, si makinat apo pajisjet elektronike kane rene ndjeshem, ndersa vlera e aksioneve po shenon ulje, duke e detyruar qeverine qe te shohe mundesine e blerjes se aksioneve ne burse.

Top Channel