Indi, autobuzi bie ne lume, 39 te vdekur

25/02/2009 17:00

Te pakten 39 persona kane humbur jeten ne nje aksident rrugor ne Indi, ku nje autobuz i tejmbushur me pasagjere ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne lume.)UPDATE)

Shkaqet e aksidentit, nga i cili 15 persona te tjere mbeten te plagosur, nuk jane zbardhur ende por policia mendon se shoferi ka humbur kontrollin gjate nje kthese te ngushte.

Operacionet e shpetimit jane ne zhvillim e siper. Disa nga te plagosurit jane transportuar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Autoritetet druhen se bilanci i viktimave mund te rendohet.

Top Channel