Australi, ushunjezat i shpetojne doren serfistit

25/02/2009 12:05

Kirurget australiane me ndihmen e disa ushunjezave kane arritur t’i shpetojne doren nje serfisti, qe u sulmua nga nje peshkaqen.

Ai ndodhej ne plazhin e njohur te Bondit ne Sidnei, kur u kafshua nga nje peshkaqen 2,5 metra. Operacioni perfundoi me sukses dhe u cilesua si mrekulli nga mjeket. Glenn Orgias, 33 vjec, ishte derguar ne spital me doren thuajse te prere, pasi ate e mbante vetem nje cipe e holle rreth 3 cm.

Ai iu nenshtrua nje nderhyrjeje te pare kirurgjikale qe zgjati 10 ore, gjate se ciles kirurget perdoren ushunjezat per te rigjeneruar gjakun e ndenjur. Pas nje tjeter nderhyrjeje tjeter prej 8 oresh serfisti nisi te levizte gishtat.

Glenn Orgias eshte viktima e dyte e sulmeve te peshkaqeneve ne ujrat e Sidneit ne 48 oret e fundit. Nje dite me pare nje zhytes u sulmua nga nje tjeter peshkaqen dhe humbi nje dore e nje kembe.

Top Channel