Ankaraja: Nuk ka te vdekur; TV: 5 viktima

25/02/2009 13:25

Piloti i avioni i kompanise turke “Turkish Airline” nuk arriti te ulej ne piste dhe u perpoq ta zbriste mjetin flutures qindra metra larg zones aeroportuale.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, nderkohe qe dyshohet per nje ndryshim te papritur te intensitetit te eres, qe solli edhe humbjen e kontrollit te avionit.

Sipas Ministrise turke te Transporteve, nuk ka asnje te vdekur, ndersa nuk dihet nese mes te plagosurve ndodhet ndonje ne rrezik per jeten.

Televizionet holandeze flasim per 5 viktima. Ndoshta viktimat mund te jene pjese e personave te lenduar qe u derguan me urgjence ne spital.

Te tjera burime thone se disa makina te ndihmes se shpejte jane pare te transportonin qese qe perdoren per viktimat ne raste aksidentesh.

Top Channel