Ankaraja: 50 te mbijetuar

25/02/2009 11:55

50 persona kane shpetuar nga tragjedia qe ndodhi pak me pare ne aeroportin e Amsterdamit ne Holande, ku nje avion i “Turkish Airlines’ u rrezua ndersa po tentonte uljen.

Ky numer ka dale nga njoftimi i Ministrise turke te Transporteve qe eshte mbledhur me urgjence ne Ankara.

Ndersa autoritetet holandeze per momentin nuk konfirmojne as numrin e pasagjereve qe udhetonin ne avion dhe as se sa prej tyre mund te kene vdekur apo te jene lenduar.

Kanali turk i CNN per momentin flet vetem per nje vdekur dhe 20 te plagosur. Kete shifer raporton edhe BBC.

Gjithnje sipas redaksise turke nje i mbijetuar, i cili ka dale me kembet e tij nga mjeti i aksidentuar, ka treguar se brenda avionit ndodhen te vdekur dhe te plagosur, po pa mundur te jape shifra.

Top Channel