“Slumdog Millionaire”, banesa per dy femijet protagoniste

25/02/2009 19:40

Fitorja e padiskutueshme ne naten e cmimeve Oscar ka demshperblyer edhe dy femijet indiane, protagoniste ne filmin “Slumdog Millionaire”.

Autoritetet indiane kane vendosur t’u dhurojne nga nje banese Rubina Ali dhe Azharuddin Ismail, te cilet luajten ne rolet e Latika dhe Salim. “Keta femije nderuan vendin tone por ata jetojne ne nje lagje dhe ne nje vend qe nuk mund ta shikosh si banese”, ka thene pergjegjesi i pasurive te paluajtshme ne shtetin e Maharashtras.

Nje pjese e madhe e filmit te drejtuar nga Danny Boyle eshte xhiruar ne Mumbai ku zhvillohet historia e Salam, nje jetim qe u be i pasur pasi mori pjese ne nje quiz televiziv, ku kishte shkuar per te kerkuar vajzen qe dashuronte.

Pak kohe me pare, prinderit e dy femijeve akuzuan drejtuesit e filmit per ndihmen e paket financiare edhe pse filmi ka arketuar rreth 100 milione dollare vetem ne SHBA.

 

 

Top Channel