Nuk e shperbleu per unazen e gjetur, e con ne gjykate

24/02/2009 09:45

Kishte gjetur nje unaze te cmuar platini dhe do te shperblehej me 10 mije euro. Shuma e parave nuk i eshte dhene dhe e ka cuar ceshtjen ne gjykate.

Behet fjale per nje austriak, qe kishte gjetur nje unaze te humbur me vlere 200 mije euro dhe ia kishte kthyer ate aktivistes per te drejtat e njeriut, Bianca Jagger, ish-gruaja e kengetarit Mick Jagger.

Ai e ka paditur ate, pasi gruaja i ka paguar vetem 1 mije euro. Reinhard Ringler e gjeti unazen vitin e kaluar ne nje hotel ne Salzburg dhe sipas ligjit australian duhet te merrte 5 perqind te vleres se saj.

Aktivistja kishte vendosur qe 9 mije euro nga shuma e destinuar per Ringler, t’ia dorezonte Amnesty International, duke qene se ai ia kishte dorezuar me nje jave vonese. Austriaku e ka cuar ceshtjen ne gjykate dhe gjyqi do te mbahet ne 4 maj.

Top Channel