Anulohet protesta e pjesetareve te ish TMK-se e paralajmeruar per sot.

Lajmin e beri te ditur ministri i Forces se Sigurise Fehmi Mujota. Pas nje takimi disaoresh me zevendeskryeministrin Hajredin Kuci dhe me perfaqesues te Keshillit Organizativ te Protestes, ministri i Forces se Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota tha se te gjithe kandidatet qe nuk jane perzgjedhur e te cilet i plotesojne standardet minimale qe kerkohen, akoma kane mundesine perzgjedhjes per te sherbyer ne FSK-se.

“Gjate muajit mars te gjithe ata pjesetare qe plotesojne standartet dhe kriteret do te marrin nje ftese per te qene pjese e FKS-se”, u shpreh ministri Mujota.

Ne oret e paradites te se henes dhjetera pjestare te ish-TMK-se protestuan dhunshem ne oborrin e shtabit te Pergjithshem te FSK-se.

Ata tentuan te hyjne brenda objektit por u ndaluan nga njesia speciale e policise se Kosoves, ardhja e te cileve ne fillim i beri edhe me agresive.

Nderkohe qe kerkesat jane po ato qe kane qene, doreheqja e Ministrit te Forces se Sigurise, doreheqja e komandantit te FSK-se dhe  rishikimi i procesit te seleksionimit te pjesetareve te FSK-se nga radhet e ish-TMK-se.

Top Channel