Presidenti Obama, takim me guvernatoret

23/02/2009 09:00

Guvernatoret nga e gjithe Amerika ndodhen ne Uashington, ku do te takohen me presidentin Barak Obama per te biseduar rreth gjendjes se ekonomise amerikane.

Guvernatoret po ballafaqohen me pakesimin e te ardhurave nga taksat, rritjen e nivelit te papunesise dhe deficite te larta buxhetore. Per shume prej tyre ndihmat ndaj shteteve te perfshira ne planin e presidentit per stimulimin e ekonomise jane te nevojshme per t”i ndihmuar ato te kapercejne krizen e tanishme ekonomike.

Mes perkrahesve me te medhenj jane demokratet nga shtetet ku sektori i industrise gjendet ne nje pozite shume te dobet dhe numri i falimentimeve mes pronareve te shtepive eshte ne rritje.

 

Top Channel