Kosova do te jete nje nga temat e diskutimit gjate takimit te sotem te ministrave te Jashtem te vendeve te Bashkimit Evropian ne Bruksel.

Kryesuesja e radhes e BE-se, Cekia, njoftoi se zhvillimet ne shtetin me te ri te botes do te jene ne fokus te takimit. Ministrat e 27 vendeve anetare do te diskutojne rreth funksionimit te misionit EULEX dhe shtrirjes se tij ne te gjithe territorin e Kosoves.

Gjithashtu, ne takim do te diskutohet edhe per raportet e Bashkimit Evropian me Serbine dhe per kerkesen e Malit te Zi, per te fituar statusin e kandidatit per pranim ne BE. Pritet qe ministrat te bisedojne edhe per kandidatet e mundshem per postin e te derguarit te larte ne Bosnje Hercegovine.

Top Channel