Lideret e kater partive politike me te medha ne Maqedoni kane shprehur gjate nje takimi angazhimin per te mbajtur zgjedhje te lira dhe demokratike me 22 mars.

“Ishte nje takim konstruktiv. Te gjithe jemi te vetedijshem se jane zgjedhje mjaft te rendesishme dhe te gjithe morem pergjegjesi qe kjo fryme e bashkerendimit te mbartet edhe tek bazat qe perfaqesojne partite tona qe garojne ne zgjedhje”, ka theksuar kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti.

Ndersa kreu i PDSH, Menduh Thaci, ka theksuar se ka paraqitur disa verejtje, qe lidhen me veprat penale gjate zgjedhjeve te kaluara, te cilat sipas tij do te shqyrtohen gjate kesaj jave ne nje takim me autoritetet e larta qeveritare.

Top Channel